Vrasja në Bathore, vëlla i viktimës: Vjehrra e kishte kërcënuar më parë se do e vriste me pushkë

16 Shtator 2020, 17:54

Vëllai i viktimës Jetmira Hasani të vrarë mbrëmë në Bathore nga kunati i saj tha se motra e tij ka qenë në konflikt me familjen e bashkëshortit. Në një deklaratë për mediat ai theksoi se nëse policia do të kishte bërë punën e saja ajo nuk do të ishte e vdekur. Viktima i kishte thënë se vjehrra e kishte kërcënuar se do e vriste me pushkë e kishte 2-3 muaj që nuk flinte atje.