Vrasja në Bllok, avokati në ‘Repolitix’: Si ndodhi ngjarja dhe roli i Ervis Martinajt

5 Tetor 2018, 21:39

Vrasja mbrëmë në Bllok tronditi Tiranën, ndërsa tre persona janë në kërkim; Ervin Mata, Fabjol Alushi dhe autori i ekzekutimit, komandoja Merviol Bilo, bodygard i Elvana Gjatës. Policia ka arrestuar dy nga tre të plagosurit, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, ndërsa viktima është Fabjol Gaxha.

Por a rrezikon që ngjarja mbrëmë në Bllok të pasohet me luftë grupesh? Për të diskutuar për këtë cështje, të ftuar në emisionin ‘REPOLITIX’ mbrëmjen e sotme në Report Tv janë; avokati i Ervis Martinajt, Mirash Martini, Mit’hat Havari, ish-drejtues policie dhe gazetarët Elton Qyno i Shqiptraja.com dhe Poli Hoxha.

Avokati i Ervis Martinajt, Mirash Martini u shpreh në REPOLITIX se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa sqaron se ai është futur për të shuar sherrin që kishte nisur mes komandos dhe Fabjol Gaxhajt. Sipas avokatit, Martinaj ishte duke pirë një gotë verë në banak me pronarin e lokalit Monopol, Popescu kur ka nisur sherri.

Klienti është jashtë rrezikut, policia nuk i ka marrë dëshminë. Ka dashur që shpjegimin ta japë përmes avokatit. Ervis Martinaj nuk ka pasur konflikt me asnjë nga personat në lokal. Personat në lokal kanë qenë të njohur dhe miq. Konflikti ka qenë i papritur, ai ka qenë në banak. Ka zgjatur në pak sekonda, Ervis Martinaj hyri mes tyre për të shuar sherrin. Në momentin që ka hyrë sherri ka qenë mes Gaxhajt dhe komandos, që Ervis Martinaj nuk e njihte. Nuk e di pse ka qenë sherri. Ervis Martianj nuk ka qenë objektiv i goditjes, hyri për të shuar sherrin. Martianj ka lidhje miqësore të vjetër me Fabjol Gaxhajn, por nuk ishte badigardi i tij, por kishte një njohje të vjetër. Ata nuk ishin as në tavolinë, pasi Martinaj ka qenë në banak me pronarin e lokalit Popescu. Ervis Martianj nuk ka shkuar në lokal me plan për të shuar sherrin. Ai ka njohje me Popescun. Sherri zgjati pak sekonda, ai sikur ka qenë me një gotë vere në dorë...nuk ka qenë ai objektivi. Eljon Hato ka një njohje të largët me Martinajn, por nuk shoqërohen në mënyrë të vazhdueshme. Martinaj nuk ishte nisur për te ‘Monpol’, por është takuar me pronarin e lokalit dhe i ka ftuar ai për të pirë dicka. Nuk e di se për cfarë është ndalur Ervis Martianj. Nuk kam një informacion se cili është arresti. Këtë do të sqarojë prokuroria, pasi deri nesër duhet të dërgojë aktet. Martinaj nuk ka pasur armë me vete.

Avokati i Ervis Martinajt

Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno thotë se takimi te ‘Monopol’ ka qenë i rastësishëm, por sherri nuk ka qenë i momentit. Ai shprehet se personat e akuzuar dyshohet se janë konfliktuar fillimisht në një lokal tjetër më parë, ndërsa Mata e ka ndjerë rrezikun dhe mori në mbrojtje ish-komandon.

Ende nuk janë mbushur 24 orë nga ngjarja, janë angazhuar tre prokurorë me në krye drejtuesen e Tiranës, Elisabeta Imeraj, prokuroria ende nuk ka dalë në një pistë korrekte. Nuk dihet nëse shkak ka qenë Elvana Gjata apo konflikte të vjetra. Pista e vetme që po hetohet tani është cështja e sherrit për shkak të ngacmimeve të këngëtares Elvana Gjata. Konflikti për këtë motiv ka filluar më parë. Dyshohet se janë konfliktuar në një lokal tjetër më parë. Mata e ka ndjerë rrezikun dhe mori në mbrojtje ish-komandon. Unë kam informacion se takimi te ‘Monopol’ ka qenë i rastësishëm, por sherri nuk ka qenë i momentit, pasi është agravuar. Personat që kanë qenë protagonist, personi që ka qulluar është komando, i cili ka qenë bodigard i Ervis Matës.

Elton Qyno