Vrasja në Fushë- Prezë, fqinjët: Njeri shembullor, i qetë dhe nuk kishte konflikte

4 Gusht 2020, 11:54 | Përditesimi i fundit: 2020-08-04 17:02:25

Miku i tij, me të cilin pinte çdo mëngjes kafe, shprehet për Report Tv se Abdullah Budlla ishte një njeri i qetë, që shihte punë e vetë."Ne takoheshim çdo mëngjes, pinim kafen bashkë, njëri i qetë, shihte punë e vetë, i hipte makinës dhe bënte punën. Komunikonte rregullisht me ne, njeri i qetë", u shpreh miku i tij. Në lidhje me dy djemtë që ka jashtë, miku i viktimës shprehet se janë prej më shumë se 20 vitesh jashtë vendit, por nga marrëdhëniet shoqërore që ka pasur me familjen ndër vite nuk ka dëgjuar të kenë pasur ndonjëherë probleme. "Me sa di unë, se unë jam i vjetër 74 vjeç dhe kam marrëdhënie shoqërore me vëllanë e tij, ka dy fëmijë i ka jashtë dy djemtë dhe vajzën dhe një djalë e ka këtu. Kanë qenë familje shembullore. Kanë shumë vite që djem janë jashtë, nuk di ta them me siguri, por kanë mbi 20 vite që jetojnë jashtë", u shpreh miku i Abdullait.