Vrasja në ish-Bllok, Basha: Përplasja e armatosur për pazaret e drogës jo për këngëtaren

9 Tetor 2018, 13:29

TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha në ambjetet e PD-së ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët ku ka akuzuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, se ka shkuar në Gjermani bashkë me Ervin Matën, një prej të plagosurve në ngjarjen e Bllokut.

Gjatë fjalës së tij, Basha vijuar me hedhjen e akuzave ndaj qeverisë duke u shprehur se qytetet në Shqipëri po kontrollohen nga krimi, i cili tashmë kontrollon edhe politikën. 

Basha gjithashtu ka përmendur edhe ngjarjen e fundit në Tiranë duke u shprehur se nuk bëhet fjalë për një krim për xhelozi por për një përplasje mes bandash.  

Shoh qytete që kontrollohen nga krimi. Kontrollojnë ekonominë, pikat e bixhozit, hotelerinë, pushtetin. Të gjithë pushtetin. Ngjarja e fundit në Tiranë. Janë përfshirë trafikantë. E mbani mend kur Tahiri ishte në Gjermani? E dini me këtë ishte? Me këtë Matën. “Monopoli” është lokali i preferuar i Arben Ahmetajt. Kriminelët dhe vrasësit më të rrezikshëm të  Ballkanit janë të lirë. Këtu sillen si sipërmarrës dhe si deputetë në rastin e Rrahman Rrajas. Askush nuk i prek. Policia merret me shitësit ambulantë. Kjo është tabloja e Shqipërisë. Arsyeja: Droga është kthyer në aktivitetin kryesor ekonomik të Shqipërisë. Kjo qeveri nuk ka vullnet për të luftuar krimin. Pas këtyre ngjarjeve çdo qeveri normale do të kishte marrë masa.

Lulzim Basha, kreu i PD-së

Gjatë bashkëbisedimit, Basha nuk ka lënë pa përmendur as çështjen “Xhisiela”, duke u shprehur se viktima u shpërfytyrua duke u përqafuar me përdhunuesin. Megjithatë, Basha ka lënë pa komentuar akuzat e Xhisiela Malokut se tritoli në shtëpinë e saj ishte vënë nga PD-ja.

Dje në Fushë Krujë. Atje janë zbuluar ngjarje tronditëse nga Nuhu. Pjesa më tronditese është shpërfytyrimi i viktimës, e cila përqafon përdhunuesin. Pse? Sepse Fushë Kruja kontrollohet nga krimi.

Lulzim Basha, kreu i PD