Vrasja në Malësi të Madhe, arrestohet babai i Daniel Pepajt, Rrok Pepaj! Akuzohet si bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit dhe për dëshmi të rreme! Familjet e viktimave hapin dyert e mortit

9 Tetor 2020, 13:31

Babai i Daniel Pepajt, Rrok Pepaj është arrestuar pasi ka dhënë dëshmi të rreme në polici lidhur me ngjarjen e vrasjes së dy të rinjve në Malësinë e Madhe. Parcela me 29 rrënjë kanabis është në pronësi të Danjel Pepajt dhe Rrok Pepaj, ndërsa kërkimet për gjetjen e Danjelit po bëhen edhe në bashkëpunim me autoritete fqinje, pasi dyshohet se ai mund të jetë larguar drejt Malit të Zi.