Vrasja në Mallakastër, babai i njërit prej tre autorëve: Djalin ma sillni t'i fus plumbin kokës

10 Janar 2020, 10:57

MALLAKASTER- Prindërit e Ervis Zotajt, që është njëri nga tre autorët e vrasjes pak ditë më parë i bën thirrje qeverisë që djalin t'ia sjellin në fshat dhe do ta vrasë me dorën e tij.

Syrja Zotaj: Djalin e mbështes me plumb në kokë, nuk zë as avokat asgjë, dua të pushkatohet në Gjersë të Mallakastrës. E kemi rritur me lakra si në kohën e Hoxhës dhe të ma bëjë djali këtë nuk e dua. I lutem qeverisë të ma sjellë atje djalin, ta vras me dorën time. Unë kam 4 çuna 3 vajza, tani kam 6, e bëj hasha, të vijë këtu ta vras me dyfek, ta bëj hasha.

Ai më ka borxh kokën, unë do të iki dhe do i them kam ardhur për të më vrarë, më vra mua dhe mbyllet kjo punë. Unë vete vetë atje të më pushkatojë. I lutem qeverisë, të shkoj atje, ti them më vra mua tani. Djali nuk e tregoi ngjarjen, se po ta dija e kisha hequr qafe vetë. Nuk tregoi se cfarë bëri. Nuk dinim gjë, jemi hallexhinj. E dua djalin të vijë atje ta vras me dorën time, ta hedh atje në rezervuar.

Nëna e djalit: Çuni nuk ka pasur rrugë të keq, për 5 ditë më shkalloi fare. Në varrim nuk ishim, nuk na pranoi. Nuk e di cfarë e lidh djalin me atë Luisin. Djali ishte i pa dalë, çoban, me bagëti.

Daja i Ervis Zotos: Ai të marrë ndëshkimin e merituar. Na ka ulur ne, mua si dajo dhe fisin.