Vrasja për kanabisin, rrëfimi i dytë i Olson Çutajt: Vilsoni e Keli rrahën me shpulla në makinë Daniel Pepajn

13 Tetor 2020, 12:08 | Përditesimi: 13 Tetor 2020, 12:08

Zbardhet rëfimi i dytë i Olson Çutaj, i cili ka dhënë një tablo më të qartë se çfarë ka ndodhur në 3 tetor 2020, ditën kur vëllai Vilsoni dhe kushëriri, Klementi, kanë marë me forcë e rrahur, Danielin brenda në makinë. Ai u ka treguar policisë se gjithçka, ka ndodhur për vjedhjen e hashashit dhe megjithëse Danieli, nuk e pranonte se ai ishte hajduti, sërish ka pranuar që t'i kthejë sasinë e vjedhur nga parcela e tij që kishte në fshatin Vrith.

Me sa duket Daniel Pepaj e ka përdorur këtë alibi për t'i futur në kurth dy miqtë e tij, ku i ka tërhequr në një zonë malore dhe aty i ka vrarë me kallashnikov, duke i goditur me nga një plumb pas shpine. Në 4 tetor 2020, policia e Shkodrës ka rimarrë në pyetje për herë të dytë vëllain e Vilson Çutaj, Olson Çutaj, i cili ndryshe nga rëfimi i parë në polici, duke treguar se konflikti kishte lindur për një femër, në deklarimin e dytë, ka dhënë një version tjetër.

r.k./Shqiptarja.com