Vrasje, prostitucion, trafik narkotikësh, OFL- 4 'të fortëve': Justifikoni pasurinë

22 Maj 2020, 15:13

TIRANË- Arben Ruço, Frederik Arifi, Meardi Berberi, Shkëlqim Sharra janë 4 emrat e radhës të OFL-së që do duhet t'i përgjigjen brenda 48 orësh me shkrim formularit të vetdeklarimit të pasurisë.

Po kush janë këta persona dhe për ccfarë janë dënuar? Arben Ruço banues në Korçë, rezulton të jetë i dënuar nga Gjykata e Apelit të Selanikut, për veprën penale “Trafikim i  lëndëve narkotike”. Më parë Ruço ka qenë i angazhuar edhe në partitë politike ku në vitin 2017 është përfshirë në një epsiod blerje votash në Korçë për llogari të LSI. Në atë kohë policia e ndaloi atë së bashku me sekretarin e LSI-së në këshillin bashkiak të Korçës, Pajtim Myrtollari pasi dyshoheshin se ishin përfshirë në blerje votash.Frederik Arifi është personazhi tjetër i botës së krimit që do duhet ti përgjigjet OFL. Arifi është një emër i njohur për drejtësinë pasi më parë është dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. I njohur ndryshe si “Riku i Tmerrshëm” në vitin 2010 ai u ekstradua nga Holanda ku ka kryer edhe vrasjen e shtetasi shqiptar që jetonte në Amsterdam. Fillimisht Arifi kishte marrë peng shqiptarin duke i bërë presion familjes se do ta lironte kundrejt një pagese prej 200 milionë lekësh ku pas kësaj kërkese Riku i “Tmerrëshëm” e ekzekutoi atë ngjarje kjo që daton në vitet 2001.