Vrasjet e bujshme ne Elbasan, i ftuar gazetari Artan Hoxha

9 Tetor 2019, 15:13

TIRANË- Kalvari i ngjarjeve kriminale në Elbasan vijon të mbetet i pazgjidhur. Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga ngjarjet e njëpasnjëshme të ndodhura në këtë qytet që kanë për autori pikërisht anëtarë të fisit Çapja. Hoxha publikoi sot në emisionin Repolitix me gazetarin Denis Minga një video nga atentati i 8 qershorit, kur Çapjat sulmojnë policinë operacionale.Në video duket makina e blinduar me të cilën udhëtonin Çapjat duke ndjekur një makinë policie.

Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar edhe është dënuar me dy vite burg Bledar Muça."Aty janë dy punonjës policie që mundohen të mbrohen. Gjëja më e çuditshme është hetimi i kësaj. Një prej personave në Benz, Bledar Muça largohet dhe njoftohet policia.Ajo merr një njoftim se ka pasur një shkëmbim zjarri dhe niset drejt vendngjarjes. Nga Benzi dalin dy persona. Ajo që është e çuditshme hetimet kanë kaluar në disa shkallë dhe akuza nga 'tentativë për vrasje' ka shkuar në ' tentativë për vetëmbrojtje'. Si mund të jenë në kushtet e vetëmbrojtjes persona të armatosur. Janë identifikuar tre persona që kanë qenë në automjet. Bledar Muça, Florenc Çapja dhe Ardian Muça. Në vendimin e Gjykatës është dënuar vetëm një person me dy vjet por gjatë fazës hetimore janë prishur prova.