Vrasjet mafioze në Shkodër, RENEA blindon Dobraçin, kontrolle edhe në qytet

5 Shtator 2018, 08:58

SHKODËR-Report Tv mëson se njësia Speciale RENEA ka rrethuar lagjet Dobraç dhe Kiras. Burimet bëjnë me dije se snajpera, efektivë të shumtë dhe makina të blinduara ndodhen në këto dy lagje për të bërë kontrolle pas vrasjeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Shkodër. “Shqiptarja.com” ka siguruar foto nga kontrolli i forcave policore në këto zona. Policia është vënë në ndjekje të personave me precedentë të mëparshëm penalë.Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja raporton se me dije se janë shoqëruar disa persona, por s’ka të dhëna nëse mes tyre ka autorë të dyshuar të vrasjeve të fundit në Shkodër.

Policia ka zhvilluar një sërë kontrollesh në Elbasan, Lezhë, Tiranë e Durrës. Kontrollet e shumta vijnë pas vrasjes ditën e shtunë të biznesmenit në Shkodër, Arjan Ferracaku.

Në 2 dy muaj në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje, ndërkohë që dy persona janë shpallur të zhdukur prej mëse dy javësh. Ende asnjëra nga vrasjet e Shkodrës nuk është zbardhur nga policia.