Vrasjet në Shkodër, Xhafaj: Së shpejti autorët para ligjit, opozita me kauzë të gabuar

3 Shtator 2018, 18:23

TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar seanca e parë parlamentare pas shkëputjes së pushimeve. Në sallë prezent kanë qënë vetëm deputetët e maxhorancës, ndërsa opozita (PD, LSI dhe aleatët e tjerë) siç edhe kishte paralajmëruar ka zhvilluar një takim të jashtëzakonshëm në Shkodër.Xhafaj: Opozita po ushtron sulm agresiv të qëllimshëm për të nxirë imazhin e vendit dhe të policisë. Hetimet për rastet e Shkodrës po zhvillohen me intensitet. Gjatë mandatit të tyre të parë qeverisës, në vend u regjistruan 230 vrasje me dashje, 58 çdo muaj, ndërsa në tonin vetëm 48 vrasje.Në Shkodër, në mandatin e parë ata regjistruan 12 vrasje, në të dytin 15 i dyti, ndërsa tek ne mandati i parë regjistroi vetëm 9 vrasje. Pra statitikisht nuk ka shifër që mund të na krahasojë me PD-në. Këto janë raste të rënda por ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund këtyre ngjarjeve. Kemi përgjegjesi përballë qytetarëve. Ata do të duhet t’i japin llogari qytetareve por shifrat e vrasjeve me dashje në kohën kur qeverisnin. Kemi bërë luftë intensive me grupet kriminale. Ato nuk u krijuan as dje, as pardje por kanë aktivitet të gjatë në vend. Operacioni "Forca e Ligjit" po vijon dhe do të japë rezultate.  Unë jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë time. Jemi në luftë intensive me grupet kriminale. Kemi bërë skanim e profilit të tyre. Goditëm një pjesë ... në muajt shtator-tetor në sajë të provave që kemi mbledhur do të godasim edhe një pjesë tjetër të mirë të këtyre grupeve.

Pas fjalës së Xhafaj, kreu i Kuvendit Ruçi mbylli seancën duke njoftuar edhe mbledhjen e radhës, më 10 shtator. Menjëherë pas seancës plenare, PS-ja ka vendosur të mbledhë grupin parlamentar.