Vrau Artan Cukun, Mikel Shallari marrëveshje me prokurorinë, tregoi porositësit dhe dënohet me 10 vite

5 Qershor 2018, 14:11 | Përditesimi i fundit: 2018-06-05 16:07:09

Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 10 vite burg Mikel Shallarin i cili ekzekutoi në prill të vitit 2017, ish-komisarin Artan Cuku pranë apartamentit të tij në "Rrugën e Kosovarëve" në Tiranë. Ky dënim erdhi pas marrëveshjes së Shallarit me drejtësinë, i cili pranoi autorësinë e krimit dhe se ishte porositur nga Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci, për hakmarrje. Shallari ka pranuar gjithashtu se për krimin do paguhej me 10 mijë euro.

Gjykata ka pranuar aktmarrëveshjen e Shallarit me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke e dënuar Mikel Shallarin me 10 vite burg. Ndërkohë, vijon të jetë në kërkim porositësi i krimit për hakmarrje, Bledar Jambelli, i cili dyshohet se fshihet në Greqi. Report Tv ka siguruar dokumentin e paktit mes Shallarit dhe prokurorit Henrik Ligori. Me këtë kërkesë te prokurit ishte dakord edhe vetë Shallari si dhe avokati i familjarëve të viktimës. Shallari akuzohet për "Vrasje të punonjësit të Policisë së Shtetit", e kryer në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Leci ose Gerti Kajo.

    No videos found.