Vrau biznesmenin në Vlorë pas konfiktit për një kalë, lihet në burg Eduart Xhezo

2 Nëntor 2019, 13:47

VLORË- Është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës Eduart Xhezo, i cili vrau në zonën e plazhit në Vlorë biznesmenin Arben Beqirajn pas konfliktit për një kalë.

Xhezo u vu në pranga nga Policia e Vlorës, në bashkëpunim me forcat operacionale të Tiranës, të cilët prej disa kohësh e mbanin nën mbikëqyrje. Prej muajit gusht, ai fshihej në zonën e plazhit në Durrës, ndërsa përdorte edhe dy identitetet të tjera, si Ermal Xhezo apo edhe Ermal Dema.

Në momentin që uniformat blu u vunë në ndjekje të tij për ta prangosur, Xhezo ishte nën efektin e drogës, e ndërsa teksa tentoi t'u largohej me makinën ku udhëtonte, por u neutralizua në kohë nga policia.