Vrau dhe groposi të bijën, babai mostër flet për mediat greke: Debatuam, s'doja ta vrisja

3 Janar 2019, 22:34 | Përditesimi i fundit: 2019-01-03 22:39:38

KORFUZ - Flet për herë të parë Aleko Petro, 52 vjeçari shqiptar që vrau të bijën 28 vjeçare natën e 2 janarit. I penduar për vrasjen e vajzës Anxhelina Petro, 52 vjeçari ka treguar dhe momentet e fundit para se ai ta godiste në kokë duke e lënë të vdekur. Aleko Petro ka folur për median greke Tv Open. “Erdhi në shtëpi rreth orës 11:00 deri në orën 12:00 kaluam shumë mirë, e doja shumë, kujdesesha shumë për vajzën time. Kishte ikur nga shtëpia një ditë dhe nuk dija asnjë gjë se ku ndodhej. Nuk e kam goditur kurrë, edhe pse thonë të kundërtën kjo nuk është e vërtetë. Hëngrëm, biseduam, normalisht….

Nuk i përgjigjej askujt në telefon…Nuk e di përse…dhe kërkoja të dija të vërtetën sepse shqetësohesha si baba, nga meraku e bëja këtë gjë. Më mirë të vdisja unë….Në të vërtetë nuk e di sesi ndodhi. Pas orës 8:00 i ra telefoni: Jam tek babai i tha. Pak më vonë ra një tjetër telefon. I kërkuan që të dilte. Debatuam … Ajo më thoshte, unë do të bëj çfarë të dua. Nuk dua të dëgjoj asnjë. Unë i thashë, përse sillesh kështu…dhe i them në rregull, bëj një hap pas që të qetësohet ajo. Jam penduar shumë nuk doja që ta vrisja, sinqerisht. Nuk jam i dhunshëm, nuk ushtroj dhunë ndaj askujt. Më shumë flas, kërkoj falje dhe nuk doja të bëjë këtë gjë”.