Dyshohet se vrau fqinjin në dyqan me thikën e djathit, burg pa afat 18 vjeçarit në Korçë

22 Dhjetor 2019, 09:56 | Përditesimi i fundit: 2019-12-22 15:15:04

Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat 18-vjeçarin Devis Hoti, që akuzohet për vrasjen e Flamur Ducit mëngjesin e së enjtes në fshatin Mborje. Report Tv siguron pamjet e Hotit para gjykatës, i cili nuk ka folur dhe nuk ka bërë asnjë reagim para trupit gjykues.  Flamur Duci 45 vjeç ishte divocuar dhe baba i dy vajzave. Ai u gjet pranë lokalit të tij ditën e enjte i pajetë. Duci kishte plagë në trup të shkaktuara nga thika dhe djegie. 18-vjeçari Devis Hoti u arrestua pas ngjarjes si autori i vrasjes. Adoleshenti ka qenë një person i njohur për policinë e Korçës pasi ka qenë dhe më parë i dënuar për plagosje të rëndë me dashje.

Gjatë tre ditëve hetime ende nuk është zbardhur motivi i këtij krimi, por ka dyshime të forta se ka ndodhur për një tentativë grabitje. Viktima dhe autori janë përleshur me njëri-tjetrin, kjo pasi gjatë këqyrjes së dyqanit të Flamurit, janë konstatuar njolla gjaku. Prokurorët dhe oficerët e Korçës ngrenë dyshime të forta se Devis Hoti, i cili njëherësh është dhe komshi me viktimën, ka shumë gjasa që të ketë hyrë në dyqanin e Andrea Duçit, me qëllim grabitjen. “Shqiptarja.com” hodhi dritë mbi këtë vrasje horror, ku autori i këtij krimi, “bie vetë” me këmbët e tij në burg, pasi u zbulua se kishte shenja dhune në trup, gërvishtje e hematoma. Gjatë procesit të marrjes në pyetje Hoti dha dy alibi (lexo ketu lajmin e plote).