Vrau fqinjin pas një sherri për pronën në Vlorë/ Identifikohet autori

29 Prill 2020, 11:38 | Përditesimi i fundit: 2020-04-29 11:40:27

Report Tv ka mësuar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë e regjistruar rreth orës 10:00 të kësaj të mërkure. Gazetari Armand Xhelili bën me dije se viktima është Bujar Mehmeti, e ndërsa autori është Jurgen Leci, i cili është shpallur në kërkim. Burime njoftojnë se 2 dëshmitarë kanë dhënë dëshminë e tyre, çka mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.