Vrau ish-gruan dhe kunatin, pas dy ditësh në arrati vetëvritet në banesën e tij në Zejmen

27 Shkurt, 18:55 | Përditesimi i fundit: 2020-02-27 22:04:20

RRESHEN-Vetëvritet autori i vrasjes së dyfishtë Fatmir Kolecaj. Dy ditë më parë ai vrau ish-gruan dhe kunatin në Rrëshen, ndërsa mbrëmjen e sotme i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë në oborrin e banesës së tij. Familjarët dhe të afërmit e Kolecajt negociuan për dorëzimin e tij, por 47-vjeçari nuk pranoi dhe sonte u vetëvra.

Kategori të tjera