Vrau me shkop në kokë babanë 52 vjeçar, Gjykata e Fierit lë në burg 25-vjeçarin

7 Mars 2021, 15:10

#reportTV #lajmeshqip #lajme Erdis Rapi, 25-vjeçari, që qëlloi për vdekje babanë e tij Dhori Rapi, 52 vjeç dy ditë më parë, do të qëndrojë në burg. Vendimi për masën e sigurisë është marrë sot nga Gjykata e Fierit . I riu goditi me shkop në kokë të premten babain e tij i cili gjeti vdekjen në vend. Report Tv raportoi se në rrjetin e tij social, i riu ishte shumë aktiv, ku poston foto i rrethuar me lekë ndërsa i pëlqen që ta quajë veten "djalë unik".