Vrau tre persona, dalin pamjet e arrestimit të autorit në Nice

29 Tetor, 15:02

Të paktën tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën këtë të enjte si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur në orën 10:30 sot në Francë. Policia arrestoi autorin pak minuta më pas, ndërsa të plagosurit u dërguan për trajtim mjekësor. 

Mediat vendase bëjnë me dije se sulmi ka ndodhur në katedralen Notre-Dame, në Nicë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy gra dhe një burrë, kujdesari i kishës.

Kryebashkiaku i qytetit, Christian Estrosi, përmes një postimi në Tëitter e ka cilësuar terrorist sulmin në katedrale.

“Unë konfirmoj se gjithçka që ndodhi në Bazilikën e Notre-Dame de Nice, mund të jetë një sulm terrorist”, shkruan ai.

Sulmi i sotëm erdhi vetëm pak ditë pasi kishte ndodhur vrasja e mësuesit francez Samuel Paty, të cilit iu pre koka në Paris këtë muaj nga një islamist i dyshuar, pasi ai përdori karikaturat e Profetit Muhamed në një klasë për lirinë e shprehjes

b.ha./Shqiptarja.com

Kategori të tjera