Fier/ Vrasje ma armë zjarri! Ekzekutohet një 50-vjeçar, autori i maskuar! Viktima ishte me bashkëshorten

26 Tetor, 08:36 | Përditesimi i fundit: 2020-10-26 08:37:10

FIER - Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit mëngjesin e sotëm. Një 50-vjeçar është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja e regjistrua rreth orës 06:00 në lagjen "Sheq i Madh" në Fier. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 50-vjeçari, Ahmet Toska po shoqëronte bashkëshorten për në punë.

Mësohet se autori ka qenë i maskuar dhe e ka ekzekutuar me një plumb në kokë. Kjo e bën të vështirë për policinë që të hetojë.

Ndërkohë banorë të zonës shprehen se Toska nuk njihej si njeri problematik. Ata thonë se ai punonte në një pikë karburanti ndërkohë që bashkëshortja e tij në një furrë buke.

Nuk dihen ende rrethanat apo shkaqet e ngjarjes teksa policia ndodhet në vendgjarje për të bërë zbardhjen e plotë të saj.

Ndërkohë policia e Fierit dhe FNSh kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për identifikimin e autorit.

"Sot rreth orës 06:00, në lagjen "Sheq i Madh" Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen "Sheq i Madh", Fier" - njofton policia.

b.ha./Shqiptarja.com

Kategori të tjera