Vritet me armë zjarri 71-vjeçari në Fushë Prezë, u qëllua nga një makinë në lëvizje, trupi i pajetë në vendngjarje

3 Gusht 2020, 18:33

TIRANË- Një 71-vjeçar qëllohet për vdekje me armë zjarri në rrethana misterioze në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit rreth orës 16:45 të pasdites së sotme. Personi i identifikuar si Abudlla Budlla me banim në fshatin Ahmetaq të Prezës është gjetur në anë të rrugës sipër një fuçie pa shenja jete.

Sipas gazetarit të Report Tv, Merin Maçi ai dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje. Report Tv siguron pamjet ekskluzive të rënda të personit të pajetë.Viktima ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip "Renault ", por është qëlluar jashtë tij.