Vritet me armë zjarri Bardhok Pllani i njohur si 'Kumbari' i Shkodrës, ishte duke ecur me makinë! Gjendet një mjet i djegur afër vendit të ngjarjes! Policia blindon zonën

4 Prill 2021, 21:48

#reportTV #lajmeshqip #lajme Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se duke udhëtuar me mjet është ekzekutuar me armë zjarri, Bardhok Pllani. Ngjarja ka ndodhur në Dobraç. Afër vendit të ngjarjes është konstatuar një makinë e djegur. Policia ka rrethuar zonën, në ndihmë ka shkuar edhe FNSH. Janë ngritur pika kontrolli dhe po kryhen kontrolle te imtësishme.