U ekzekutua aksidentalisht nga shoku i ngushtë në Shkodër, kush është ish-futbollisti 23 vjeçar

18 Gusht 2020, 09:06 | Përditesimi i fundit: 2020-08-18 13:02:28

TIRANE-Sebastian Smakaj 29-vjeç, kampion i Taekwondo-s në Shkodër është shpallur në kërkim së bashku me vëllanë, Stjuartin 23-vjeç për vrasjen e shokut të ngushtë, ish-futbollistit të Vllaznisë Gledis Kraja mbrëmjen e djeshme. Burime nga policia e Shkodrës i thanë Report Tv se Gledis Kraja është vrarë aksidentalisht.Por si ndodhi ngjarja? Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45 minuta në lagjen "Perash" dy vëllezërit Smakaj pranë shtëpisë së tyre dhe viktima Gledis Kraja, shoku i ngushtë, u konfiktuan me një tjetër person. Debati agravoi dhe Sebastian Smakaj mori armën tip automatik duke hapur zjarr në drejtim të makinës që ndodhej shënjestra, një kamionçinë.Por shënjestra arriti që të shmangej duke u larguar me shpejtësi me makinë dhe plumbat e zbrazur nga Sebastian Smakaj kapën shokun e tij, Gledis Kraja që ishte në makinën e tij tip 'Ford' duke e plagosur rëndë. I riu u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte duke ndërruar jetë.