Vritet në Rrëshen kushëriri i vëllezërve Armando dhe Preng Gjini! Keli u qëllua sa zbriti nga makina, eci disa metra në këmbë deri në market por ndërroi jetë në spital

15 Dhjetor 2020, 20:22 | Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 22:29

Vijon saga e hakmarrjeve në Rrëshen! Vritet në Rrëshen 51 vjeçari Anton Keli, kushëriri i Armando (Tonin) Gjinit dhe i Preng Gjinit.  Anton Keli është plagosur sot në rrugë rreth orës 17:40, dhe më pas është transportuar në spital aty ku dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Dyshohet se autorët po e ruanin dhe 51 vjeçari është qëlluar duke zbritur nga pallati ku jetonte

    r.k./Shqiptarja.com