Vritet në Shkodër Nardi i bujtinave të Thethit

20 Mars 2019, 17:36 | Përditesimi i fundit: 2019-03-20 20:37:19

Vritet në fshatin Grudë të njësië administrative Gruemirë, biznesmeni Ferdinand Polia, i cili ka në pronësi disa bujtina në zonën turistike të Thethit. I njohur për të gjithë si Nardi i bujtinave, 35-vjeçari u qëllua me armë zjarri, ndërkohë që ishte duke udhëtuar me automjet. 

Ai është dërguar në spital ku dhe ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

Nuk dihet ende autori dhe motivet e kësaj ngjarjeje. Nard Polia njhet si një biznesmen i fuqishëm i cili ka në pronësi disa bujtina në Theth.

Njoftimi i policisë:

Sot në ora 16.30, është derguar në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi N.P, rreth 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri.

Megjithe perpjekjet per ti dhene ndihme mjekesore ai ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grude dhe sipas informacioneve të para është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po levizte me një automjet.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.