Vritet pronari i një televizioni në Lezhë, ngjarja në Rrëshen

7 Janar 2020, 11:35

Një person është vrarë me armë në Mirditë, nga persona ende të paidentifikuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Rrëshenit, ndërsa viktimë mbeti Kastrio Reçi, i cili është pronar i një media në Lezhë, “Media plus-tv” .Kastriot Reçi i cili mbeti i vrarë ditën e sotme në Rrëshen, dy vite më parë kishte humbur edhe vëllain e tij. Gasper Reçi u vra në Romë të Italisë.