Vuante nga një sëmundje e rëndë/ Ndërron jetë publicisti dhe gazetari Fatos Baxhaku

16 Gusht 2019, 20:15 | Përditesimi: 16 Gusht 2019, 20:15

Ndahet nga jeta publicisti dhe gazetari Fatos Baxhaku. Gazetari vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe nuk ka mundur që të fitojë betejën me jetën. Baxhaku i njohur për shkrimin e reportazheve, është ndarë nga jeta në moshë shumë të re, 55-vjeç. 

Fatos Baxhaku ishte një nga pionieret e shtypit të pavarur që nga fillimi i viteve 90. Autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar.

Baxhaku lindi në Tiranë me 9 janar në 1964. Shkollimin e parë e kreu në shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe " 20 Vjetori", (sot Dora D'Istria). Shkollimin e mesëm e kreu ne gjimnazin "Ismail Qemali". Përgjatë viteve 1982-1986 studioi në Unversitetin e Tiranës ne fakultetin e Histori-Filologjisë ku u diplomua ne histori. Që nga 1986 e deri ne 1992 punoi në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave. Në periudhën 1998-1999 ishte kryeredaktor i pare i lajmeve në televizionin "Klan". Në 1999-2000 ishte kryeredaktor i revistës së përjavshme "XXL". Nga 2001 deri ne 2005 ishte kryeredaktor dhe gazetar në televizionin "Vizion Plus". Nga viti (2015) ai ishte gazetar në profesion të lirë.

b.ha./Shqiptarja.com