'Vuçi është kriminel', aktivistë të Vetëvendosjes protestë në Tiranë, kundërshtojnë vizitën e kryeministrit serb

20 Dhjetor 2019, 17:23 | Përditesimi i fundit: 2019-12-20 17:40:26

Disa aktivistë të lëvizjes Vetëvendosja janë mbledhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për të kundërshtuar vizitën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të Mini-Shengenit i cili zhvillohet përgjatë këtyre dy ditëve. Ata thonë se Vuçiç është një kriminel, që nuk duhet të jetë në Tiranë në një samit ku Kosova nuk merr pjesë. Protesta e tyre ka shtuar edhe forcat e policisë në këtë zonë.

  •