'Vuçiç dhe shiu' bllokojnë autostradën Tiranë-Durrës, qytetarët zbresin nga makinat! Radhë të shumta edhe në 2 zona të tjera

20 Dhjetor 2019, 16:45

TIRANE- Axhenda e kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili viziton Shqipërinë ditën e sotme në kuadër të Samitit të Mini-Shengenit i cili mbahet në Tiranë këtë të shtunë,  ka shtuar masat e sigurisë në autostradën Tiranë-Durrës, duke krijuar radhë të shumta automjeteshm ndërsa qytetarë kanë zgjedhur të zbresin nga makina të lodhur nga pritja. Gazetari i Report Tv Ilir Mati ka sjellë pamje nga austostrada ku duken automjetet e bllokuar, ndërkohë që shprehet se prej 20 minutash qëndron në radhë.

'Është bllokuar qarkullimi në kilometrin e 10 nga Durrësi për në Tiranë. Kam 20 minuta që rri aty pa lëvizur", thotë gazetari Ilir Mati.

Nga ana tjetër edhe reshjet e shiut kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa zona të tjera. Qytetarët kanë raportuar në Shqiptarja.com se një situatë e tillë paraqitet edhe në zonën e Institutit. Ndërkohë reshjet e shiut kanë krijuar radhë të shumta automjetesh në kryeqytet mesditën e sotme. Report Tv sjell pamje nga aksi rrugor që nis nga Farmacia 10 deri në Shkollën e Bashkuar.

Kjo situatë trafik krijohet shpesh herë në kryeqytet pas reshjeve të shiut pasi të gjithë qytetarët preferojnë të lëvizin me automjetet duke refuzuar të përdorin transportin urban.