Vuçiç mesazh liderëve të BE: Njohja reciproke e Kosovës marrëzi! Mos të vij askush këtu dhe të flasë për këtë

4 Korrik 2020, 22:38

SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vucic ka sulmuar ashpër liderët e Bashkimit Europian duke përcjellë një mesazh të qartë se nuk do ta njohë Kosovën.

“Meqë pas 10 ditësh pres vizita të rëndësishme dhe bisedime me liderët më të lartë të Evropës, jam ngopur duke dëgjuar marrëzitë e tyre të ndryshme pasi thonë që ne vijmë të bisedojmë për njohjen reciproke. Mos ejani pasi unë nuk vij të flasim për këtë. U them edhe nënave dhe baballarëve të tyre politikë dhe këtyre fatkeqëve poshtë që s’dinë ç’të thonë”,tha ai.