Vuçiç: Nesër do të takohem me Macron, do i kërkoj mbështetje për hapjen e negociatave për Ballkanin

10 Nëntor 2019, 15:32

Presidenti i Serbisë Aleksadër Vuçiç deklaroi se ditën e nesërme do të takohet me presidentin e Francës Emmanuel Macron për t'i kërkuar mbështetje për hapjen e negociatave për Ballkanin perëndimor.

"Nesër do të takohem me Macron dhe do ta pyes për Zaev dhe Ramën dhe do ta lus për mbështetje të Ballkanit në rrugën europiane. Nuk kam frikë se i kam thënë edhe BE. Të njëjtën gjë do i them edhe Macronit. Kemi bërë më të mirën pavarësisht se sulmohemi nga të tjerët. Nuk ka nevojë të mbyllim kufinjtë", tha Vuçiç.