Qendra e Lëvizjes Vetëvendosja ka dalë pasditen e sotme në protestë pasi kundërshton vizitën e Vuçiç në Tiranë.
Protesta ka nisur rreth orës 16:00 të ditës së së sotme ku disa të rinj kanë dalë në bulevardin Dëshmorët e Kombit pranë piramidës duke mbajtur në duar disa pankarta , ku presidenti i Serbisë konsiderohet 'nongrata'.
Gjatë protestës janë shoqëruar disa incidente, ndaj policia ka shoqëruar disa nga tubuesit.
Vuçiç ndodhet në Tiranë me ftesë të presidentit Ilir Meta pasi nesër dhe pasnesër do të mbahet samiti i Brdo-Brijunit, që zhvillohet nga viti 2010 në secilën prej shteteve anëtare.
Pjesë e samitit do të jetë edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Mogerini. Gjatë samitit, liderët e Ballkanit Perëndimor pritet që të kenë takime edhe me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.
Axhenda e samitit
E enjte, 9 maj 2019
Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes
09:00 – 09:20 Mbërritja e kryetarëve të delegacioneve dhe miqve të nderit
Liderët priten nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.
09:20 - 09:30 Foto familjare
09:30 – 11:30 Takimi plenar/ Moderohet nga Grabar-Kitarovic dhe Pahor. Fjala e hapjes nga organizatori i samitit, Ilir Meta
11:40 – 12:10 Konferenca e përbashkët për shtyp
President i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitarović
Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor