Vuçiç ‘thumbon’ Ramën për integrimin ne BE: Kishin shpresa dje! Kryeministri i përgjigjet me ironi: Lexoni Twtterin tim, jo propagandën serbe

23 Qershor 2022, 16:48

Në një konferencë për mediat pas samitit të BE-së, Rama tha se nuk ndodhi asnjë surprizë. Por gjatë këtij momenti ndërhyri Presidenti Aleksandër Vuçiç duke u shprehur me ironi se “dje kishte shpresa”, duke iu referuar kërkesës së opozitës bullgare për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Kreu i qeverisë iu përgjigje me ironi duke u shprehur se qëndrimet e tij i ka të shkruara në Twitter, teksa thotë se qytetarët nuk duhet të lexojnë “propagandën serbe”.