VV-ja propozon Albin Kurtin për t'u mandatuar për kryeministër

20 Janar 2020, 13:51

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Ky vendim vjen pas disa kërkesave të presidentit Hashim Thaçi për t’i formuar sa më shpejt institucionet e vendit.

Ky vendim vjen pas disa kërkesave të Presidentit Hashim Thaçi i cili shtoi presionin tek lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, që si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, të formojë sa më shpejt Qeverinë e re të vendit.

Kreu i shtetit kërkoi që mandatari të propozohet në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Vendimi i është dorëzuar Presidentit Hashim Thaçi.

Pas propozimit, Thaçi fton Kurtin në Presidencë në orën 12:00

Pas dorëzimit të propozimit nga LV-ja, presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar Albin Kurtin për t’ia dorëzuar dekretin presidencal të mandatarit, raporton Gazeta Express.

Sipas njoftimit për media, Thaçi e ka ftuar Kurtin në ora 12:00 në presidencë.

“Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka ftuar të propozuarin Albin Kurti për ta pranuar dekretin sot më 20 janar 2020, në orën 12:00”, thuhet në njoftim.