'Wanted' për 8 më të rrezikshmit e Vlorës/ Policia nxjerr emrat e të dënuarve për vrasje

14 Nëntor 2018, 17:31

Policia e Shtetit kërkon ndihmën e publikut në kapjen e 8 personave të konsideruar si “8 të më rrezikshmit” e qarkut Vlorë.  Policia e shtetit, njofton se këta persona janë të dënuar përjetë ose me 25 vite burg.  Listën e 8 vlonjatëve më të kërkuar e kryeson i dënuari me burg përjetë për vrasje Gëzim Memeti.  Sokrat Rudo, është një tjetër i dënuar përjetë për vrasje sikurse edhe Pali Gjergji, edhe ky i dënuar me burgim të përjetshëm.

Lista e më të kërkuarve nga Vlora vijon me emrat e Gazmend Nebiut, Nexhip Rexhos, Xhevair Jonuzit Apostol Buçajt dhe Dritan Rexhepajt që të gjithë të dënuar me 25 vite burg për vrasje. Vlonjati Dritan Rexhepi është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai njihet si mjeshtri i arratisjeve dhe është i dënuar për vrasjen e dy policëve.

Në vitin 1999 Rexhepi u hetua dhe më pas u akuzua për vrasjen e policëve Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998 në Fushë-Krujë, ku së bashku me të u akuzuan edhe disa persona të tjerë. Prej më shumë se një dekade Rexhepi ka qenë në listën e më të kërkuarve por ai ka mundur të arratiset si nga burgjet italiane ku ishte duke vuajtur një dënim, si dhe të shmangë arrestimin nga autoritetet spanjolle, belge, e britanike, për t’u kapur vetëm në vitin 2014 në Ekuador.

Ai kishte arritur të arratisje nga komisariati i Durrësit, ku ishte ndaluar në vitin 2006, dhe në vijim Rexhepi është arratisur edhe nga burgjet në Itali e Belgjikë, duke u kthyer në një prej personave më të kërkuar nga Interpoli. Gazmend Nebiu është gjetur fajtor në vitin në vitin 2009, për vrasjes me paramendim të disa personave, të pjesë marrjes në bandë të armatosur, të vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, të vjedhjes me dhunë dhe të mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake.

Apostol Kozma Bucaj, është dënuar me 25 vjet burg nga Gjykata e Vlorës me akuzën “Vrasje me dashje” të shtetasit Foto Mërtiri në datën 7 janar 1994. Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Vlorës e dha vendimin e këtij dënimi me 24 nëntor 2008. Kjo është hera e parë kur policia rendit në një listë të vetme 8 persona për një qytet të caktuar të Shqipërisë dhe vjen në një kohë kur qyteti I Vlorës është tronditur nga disa vrasje dhe peng marrje personash.

Kush janë 8 të shumëkërkuarit?

Xhevdet Memeti, i dënuar përjetë për vrasje

    No videos found.