Washingtoni 'zgjohet' nën ujë!

9 Korrik 2019, 08:29

Washingtoni është zgjuar nën ujë. Prej javësh vendi ishte dominuar me shira të lehta, të cilat u kthyen në stuhi brenda natës duke përmbytur disa nga lagjet kryesore. Rrugët e qytetit u shndërruan në lumenjë të vegjël që sillnin me vete edhe baltën, makinat po lundronin mbi ujë, shoferët si shpëtim panë tarracën e makinës e ndërsa uji depërtoi edhe brenda shtëpive.

Ekipe të shumta emergjence janë në terren dhe fatmirësisht deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje, plagosje ose njerëz të zhdukur. Departamenti i zjarrit i Aleksandrisë i është përgjigjur pesë thirrjeve të shpëtimit të ujit në juridiksionin e tyre dhe këta ishin shoferë të bllokuar në mjetet e tyre.

Shirat e dendur kanë sjellë probleme të shumta në qarkullim. Trenat, fluturimet janë bllokuar deri në përmisim të kushteve atmosferike.