Wuhan 'feston' lirinë, gazetari për Report TV: 97 % e qytetit është hapur! Sherebela u përdor për trajtimin e COVID-19

9 Prill 2020, 16:45

Pas 76 ditësh të vështira, nën masa të rrepta dhe karantinë totale, Wuhan fitoi betejën e tij me koronavirusin dhe sot qytetarët festojnë të lirë fitoren e tyre mbi këtë armik të rrezikshëm që shënon me qindra viktima.

Wuhan tashmë është një qytet i rilindur dhe me një mësim më shumë, pas betejës së vështirë që përballoi me koronavirusin. Qyteti i është rikthyer jetës normale ku rreth 97 % e bizneseve janë të hapura si bare, restorante, biznese, fabrika etj. Të vetmet që vijojnë të jenë të mbyllura janë shkollat dhe arsimi, dhe do të jetë Byroja e Arsimit ajo që do të vendosë hapjen e dyerve të institucionit.