‘Wuhan, Jiayou’, ‘Rezisto Wuhan’!, klithma dashurie dhe shprese ‘thyejnë’ heshtjen e natës

28 Janar 2020, 11:00

Banorët e Wuhan, në Kinë, të detyruar të jetojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre prej disa ditësh, thërrasin nga dritaret e tyre mesazhe solidariteti ndaj vetvetes dhe dashurinë për qytetin e prekur javët e fundit nga virusi vrastar që deri tani ka shkaktuar 106 viktima.

Një klithmë dashurie dhe shpresë kolektive prish qetësinë e natës në qytetin Wuhan, epiqendra e koronavirusit kinez: "Wuhan, jiayou", Rezisto Wuhan!

Wuhan, Jiayou!  Është kjo thirrja që dëgjohet teksa del nga dritaret e çdo shtëpie.

"Wuhan, jiayou", është një shprehje që përdoret për të shprehur vendosmëri dhe këmbëngulje.