Wuhan korigjon numrin e të vdekurve, shtohen edhe 1290 viktima

17 Prill 2020, 13:10

Qyteti i Wuhan, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit, çuditërisht ka rishikuar numrin e infeksioneve dhe vdekjeve, duke i rritur ato me 325 më shumë të infektuar për një total të ri prej 50,333 dhe duke shtuar gjithashtu 1.290 vdekje të tjera për një total të ri viktimash prej 3,869.

Ndryshimet në bilancin e luftës kundër Covid nga ana e autoriteteve shëndetësore vendore u tha se u bënë "në përputhje me ligje dhe rregullore, dhe me parimin e të qenurit përgjegjës për historinë, njerëzit dhe të ndjerit".

Mesa duket këto ndryshime do ti japin shtysë të mëtejshme polemikave mbi besueshmërinë e të dhënave.

Kina ka regjistruar në total 83 758 infeksione dhe 4636 vdekje nga koronavirusi.