Pamje me dron, qyteti 'fantazmë' Wuhan, aty ku 'lindi' vdekja

29 Janar 2020, 08:56 | Përditesimi i fundit: 2020-01-29 09:11:01

Një video-dronë tregon se si qyteti kinez është pothuajse plotësisht i shkretë

Rrugët, zakonisht të mbipopulluara, tani janë të shkreta.

Coronavirusi ka transformuar qytetin e Wuhan, epiqendra e infeksionit të përhapur tashmë popthuajse në mbarë botën.

Qendrat tregtare dhe restorantet janë të mbyllura.

Supermarketet më të mëdha mbeten të hapura por lëvizja e makinave është bllokuar.

Shkollat dhe universitetet kanë pezulluar mësimin.