Xhaçka bën bilancin e operacionit humanitar: Mbi 300 mijë familje u është dërguar ushqim në shtëpi

23 Prill 2020, 14:34 | Përditesimi i fundit: 2020-04-23 14:35:37

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si përgjegjëse e operacionit humanitar ka dhënë shifra zyrtare mbi ndihmat që u janë dhënë familjeve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar në kohë COVID-19.

"Përveç këtyre detyrave që angazhojnë çdo ditë 700 efektivë, qindra të tjerë janë vënë në shërbim të programit të ofrimit të asistencës në banesë të familjeve dhe individëve në nevojë. Ky program asistence në bashkëpunim të ngushtë me rezervat e shtetit, bashkitë, prefekturat, shërbimin social, sigurimet shoqërore dhe postën shqiptare deri më tani i ka ardhur në ndihmë;

171.195 familjeve në nevojë me pako ushqimore në të gjithë vendin.

68,262 pensionistëve ju Janë siguruar medikamente mjekësore të rimbursueshme dhe

82.793 familjeve, kryesisht pensionistë, me shërbime në familje sipas nevojave.