Xhaçka me zv.sek e pergjithshme te NATO: 3-fishuam trupat në Afganistan

14 Dhjetor 2018, 14:43

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi këtë të premte një takim më zv/sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Rose Gottemoeller ku në fokus të diskutimit kanë qenë çështja e sfidave të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së Aleancës. Gjatë një deklarate të përbashkët për media, ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar dhe e vendosur për angazhimin e saj në forcat euroatlantike, për të kontrbuar për ruajtjen e solidaritetit dhe uniteti të Alencës.

Duke u ndalur tek investimet sa i përket buxhetit të mbrojtjes për vitin 2019 , ministrja Xhaçka u shpreh se qeveria ka në prioritetet e saj, projektin për  rritjen e investimeve  për modernizimin e Forcave të Armatosura

Ne jemi shumë entuziastë që NATO zgjodhi Bazën Ajrore të Kuçovës, si një bazë taktike për operacionet e Aleancës në rajonin e Ballkanit. Ky është tashmë një projekt ambicioz në të gjitha drejtimet, i cili konfirmom vendin tonë si lider sigurie në rajon dhe më gjerë. Më lejoni të nënvizoj se kontributet e Shqipërisë në NATO janë dëshmia më e mirë e kontributit real të vendeve të vogla në drejtim të sigurisë kolektive. Konkretisht, Shqipëria në më pak se 2 vjet ka trefishuar praninë e trupave (136 personel) në Misionin e NATO-s në Afganistan, mbështet fuqimisht Misionin e KFOR në Kosovë, është e angazhuar në Prezencën e Forcës së Përparuar të NATO-s në Letoni si dhe në aktivitetin detar të NATO-s në Detin Egje.

Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes