Xhaçka në Kakavijë: Po bisedohet më palën greke për të punuar edhe gjatë natës

14 Gusht 2020, 18:03

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se Ministria e Jashtme është në bisedime me palën greke për të rritur kapacitete e punës dhe të bëhet zgjatja e orarit përtej 22:00 duke punuar edhe natën në mënyrë që qytetarët të kalojnë dhe të mos presin më në radhë. Ministrja ndodhet në Kakavijë, ku siguroi se qytetarëve të bllokuar do të tregohet vëmendje maksimale.

 "Jemi në bisedime Intensive që orari i punës në pikën kufitare të zgjatet përtej orës 22:00 dhe puna të vijojë edhe natën. Kjo nuk është një situatë e vendosur vetëm për Shqipërinë, por mund t'ju them që jemi dukem marrë të gjitha masat që rregullat që ata kanë vendosur jo t'i zhbëjmë por të bëjmë çfarë është e mundur që të shtojnë kapacitete dhe punojnë përtej orës së vendosur. Jemi këtu për të treguar vëmendjen maksimale të qytetarëve që kanë mbetur nga kjo anë e kufirit dhe jo nga ana tjetër. Është një situatë që për fat të keq që janë përballur jo vetëm vende jashtë BE por dhe vende të BE. Kjo është krijuar nga vështirësitë e pandemisë dhe po punojmë intensivisht që kjo situatë të zgjidhet një orë e më parë. Zgjatja e orarit dhe rritja e intensitetit të punës janë ende tema që po diskutohen intensivisht", tha Xhaçka