Xhaçka për Report Tv: 5200 FA në terren, u kemi kërkuar ndihmë vendeve anëtare të NATO-s

27 Mars 2020, 13:53 | Përditesimi i fundit: 2020-03-27 15:26:42

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dhënë një intervistë për Report Tv për punën e Forcave të Armatosura për përballimin e këaj "lufte". Ministre në kohë "lufte"? Në këtë detyrë nuk mendoj se do përjetoj një gjë tjetër të ngjashme, ne po bëjmë maksimumin që t'u vijmë në ndihmë të gjithë njerëzve për ta kaluar sa më lehët këtë situatë. Shpresojmë ta kapërcejmë këtë situatë, është një situatë e paprecedentë. janë rreth 5200 FA në terren për shpërndarjen e ndihmave dhe duke u siguruar që të gjitha masat respektohen.Si po funksionon shpërndarja e ndihmave? Po kryhet në gjithë Shqipëri dhe nga kjo përpjekje, nuk është vetëm e ministrisë së mbrojtjes, por që bëhen bashkë të gjitha Institucionet, edhe shëndetësisë, edhe shërbimeve sociale, edhe të gjitha Bashkitë, të koordinuar që nga qendra deri në grupet e zbatimit të ndodhen prapë dhe të kujdesemi për çdo familje në nevojë, për ata me asistencë ekonomike, por edhe ata pensionistë që janë kategoria më e rrezikuar, jo vetë më ushqime por ilaçe, pensionin. 600 mijë të familjeve në nevojë. Ushtarak të prekur me koronavirus? Nuk kemi asnjë ushtarak të prekur me koronavirus, i kemi marrë masat për ata që kanë udhëtuar para se të bllokohet. Në kontakt të vazhdueshëm me ata që janë jashtë Shqipëri dhe të gjitha janë mirë dhe familjet e tyre.