Xhaçka uron 2020 me një përgëzim për FA: Kurrë nuk jam kaq krenare... Tragjedia është ende e freskët

1 Janar 2020, 13:57

TIRANE- Një urim për vitin e ri 2020, me dëshirën për të lënë pas tërmetin e 26 nëntorit dhe me sytë nga një e ardhme më e bukur.

Ky është mesazhi që përcjell mes rreshtash ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në ditën e parë të vitit, teksa përgëzon Forcat e Armatosura për punën dhe gatishmërinë e treguar mëngjesin që shënoi tragjedinë më të madhe të dekadave të fundit në Shqipëri.