Xhafa i 23-i në listën e PS/ Murrizi ftesë publike: Bashkohu me mua që të heqin ‘herësin e Damian Bylykbashit’ dhe të hapim realisht listat

16 Mars 2021, 13:19 | Përditesimi i fundit: 2021-03-16 13:41:36

Deputeti i opozitës së re, Muslim Murrizi ëhstë shprehur i indinjuar, por edhe ka bërë ironi, pasi një pjesë e opozitës së re është përfshirë në listat e partive të mëdha, PD-PS-LSI. Ai ka pasur edhe një ftesë për Fatmir Xhafën, që t’i bashkohet në betejën e tij ligjore në Gjykatën Kushtetuese për të hapur listat.

“A ju ka kërkuar Basha publikisht? Se çfarë ku ka thënë tek e tek unë e di mirë. Maliqi ka ardhur nga lista e PD shkoi te LSI-. Ishte kandidat me PD, doli në tribunë me PS-në, por dreqi i mori duhet të ketë pak yndyrë në surrat se emri rron më gjatë se kufoma, se kufomat e hanë krimbat. Shoh te listat e PS-së, përveç Lefter Kokës që kishte deklaruar se do ishte, ftuar Nasipin, kandidatë 10 kandidatë që i quajtët kundërshtarë, kur shoh që Roshi, Musai, Sheju, Mondi, Klajdi, Aurora janë në listët e juaja. Mos i gënjeni shqiptarët sikur ziheni, mos fusni në sherr militantë të partisë, Zoti Gjoni u thashë shqiptarëve vendosini kryqin, por kryqin e duan për votë, por të shkojnë në kutitë e votimit, një tufë e ndarë në tre banda, sherre artificiale për të grabitur shqiptarët, janë komshinj, komshi në Lalz, në Palasë, halet e maceve i kanë së bashku, janë bashkë, prandaj bëjnë lista të përbashkëta. Zotin Xhafën e pashë dje në një dalje publike me fanellën e Michael Jordan, ke kontribute në PS, sa ta marrin vesh shqiptarët kush është Michael, kam frikë se do votojnë Majkon.Të ftoj të bashkohesh me Mulsim Murrizin, për t’ia prishur numrat e fanellave që shqiptarët ta kenë 100% listën e hapur, GJK e ka pranuar kërkesën tonë, të ftoj që t’i bashkohesh me të drejtë për të përzënë të gjithë ata herëzin e përshtirë të Damian Bylykbashit”, tha Murrizi.