Xhafaj dhe Balla: Opozita jashtë sistemit tenton ta destabilizojë procesin e Reformës në Drejtësi

8 Maj 2019, 14:07 | Përditesimi i fundit: 2019-05-08 17:10:31

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se qeveria është dhe do të jetë e vendosur për sa i përket reformafe  të ndërmarra në sistemin e Drejtësisë.

Xhafaj ndër të tjera ka thënë se është koshient se lidershipi i opozitës jashtë sistemit po kërkon të destabilizojë procesin e Vetting-ut. Më pas Xhafaj ka shtuar se asnjë interes i politikanëve nuk duhet të prekë Reformën në Drejtësi. Në të njëjtin linjë me të është edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Balla ka deklaruar nga Kuvendi se Reforma në Drejtësi do të ishte shumë më përpara nëse PD do të bindje që në fillim për ta votuar.

"Një reformë kaq komplekse dihet që do të ketë problemet e  veta. Kjo është e ditur. Natyrisht nuk ka ligj perfekt. Natyrisht nuk është herezi se jo të gjitha gjërat kanë hecur mirë në porcesin e Vttingut. Janë probleme që lidhen nga vetë procesi. Nga kriza të krijuara artificialisht nga eprorët e opozitës bëhen pengesë. Nga mbështetja e vonuar e logjistikës. Kuvendi ka rolin e vet në proces në kufijt e parashikuar. Komisioni i ngritur për të lehtësuar në vlersimin timi duhet konsideruar e dështuar si nga aftësia dhe autoriteti.