Xhafaj: E vërtetë që sulmet e opozitës kanë krijuar një perceptim mosbesimi nga disa te reforma në drejtësi, por është themelore për fatet e vendit

23 Prill 2021, 09:02

Fatmir Xhafaj, i cili ka qenë një prej personazheve kryesorë të ndërtimit dhe implementimit të reformës në drejtësi në intervistën e dhënë në Report Tv mëngjesin e sotëm se agresiviteti dhe sulmet e opozitës kanë krijuar një lloj perceptimi mosbesimit të reforma në drejtësi. 

"Absolutisht po që duhet të kenë besim, reforma në drejtësi është themelore për fatet e vendit.  Opozita ka qenë agresive dhe ka bërë të gjithë përpjekjet për ta penguar ecjen e reformimit të drejtësisë. Dhe ka një perceptim tek disa se është e kapur. Por ky është një perceptim i gabuar.  Nëse deri dje bëheshin me pëlqimin e politikës, sot institucionet e drejtësisë janë tërësisht të pavarura nga politika. Dihet që një prokuror të bënte karrierë do të duhej të kalonte nga politika, po kështu edhe nga gjyqësori. Sot prokurorët kanë një pavarësi të plotë në hetimin e veprave penale.  Jemi duke e pastruar sistemin. Aktualisht bashkëjetojnë edhe e reja dhe e vjetra në sistem. Zëvendësimi direkt do të krijojnë shumë probleme", tha Xhafaj.