'Xhandarmëria serbe futet në Kosovë'! Deputeti publikon videon: 11 pjesëtarë të armatosur futen lirshëm në Karaçevë

7 Gusht 2020, 22:48

KOSOVË- Deputeti i Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci ka publikuar një video ku denoncon se xhandarmëria serbe futet në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Ai i referohet një video e cila është publikuar nga pronari i një restoranti, duke vënë theksin se autoritete e sigurisë në Kosovë duhet të reagojnë urgjentisht.

"Sot rreth orës 17:00, xhandarmëria serbe është futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë,Komuna e Kamenicës.

Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant “Oxygen” që është pronë e Adhurim Krasniqit.

Institucionet e sigurisë së Kosovës, duhet të veprojnē urgjentisht për të mbrojtur qytetarët, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Për herë të parë xhandarmëria serbe patrullon lirshêm në lagje të Karaçevës.

Pamjet janë marrë nga restorani “Oksigjen” në Karaçevê", shkruan Bajqinovci.