'Xhaxhi Edit do t'i kërkoja të dilja dy herë në javë', vajza në Berat: Sot dita e nënave e fëmijëve

26 Prill 2020, 11:32

Mëngjesi i së dielës e ka gjetur Beratin të mbushur me fëmijë. Pedonalja e qytetit ka qenë e populluar me mjaft nëna, që përdore mbanin fëmijët, të cilët dukeshin mjaft të lumtur. Njëra prej tyre shprehet:

"Kam dale më mamin dhe nënën dhe jam shumë e kënaqur. Sot është dita e nënave dhe fëmijëve. Xhaxhi Edit do t'i kërkoja të dilja dy herë në javë. Kur jam në shtëpi merem me vizatim."